Konferenca konzervative në Uashington! Mickoski i vetmi lider evropian që kishte duartrokitur fjalimin e zv/presidentit J.D Vance!

Kryeministri Hristijan Mickoski në skenën e Konferencës së konzervatistëve në Uashington, kritikoi Evropën ishte lideri i vetëm nga Evropa që kishte duartrokitur fjalimin e Zv/Presidentit amerikan Xhej Di Vens në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mickoski u shpreh për mbështetjen e Maqedonisë dhe harmonizimin e saj me administratën e Presidentit Tramp.

I intervistuar nga komentuesja politike Kej Ti Mekfarland, e cila ishte zv/këshilltare për siguri kombëtare gjatë mandatit të parë të Trampit, ajo Mickoskin e prezantoi si mbështetës të Trampit, qysh para se të zgjidhet si President I SHBA-së, kurse Maqedoninë e Veriut si një nga partnerët më mëdhenj strategjik të Amerikës.

Por, Micksoki, ishte lideri i vetëm nga Evropa që kishte duartrokitur fjalimin e Zv/Presidentit amerikan Xhej Di Vens në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fjalim ky që shkaktoi reagime të ashpra nga Evropa.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Sipas mendimit tim, ishte një ngjarje hisorike. Nuk them se kam të drejtë, ndoshta disa politikanë të Evropës do të hidhërohen, por ishte një fjalim inspirativ. Pas fjalimit, disa kritikuan Vensin, disa thanë se ishte përzierje në punët e brendshme të shteteve sovrane, për shkak se Zv/Presidenti Vens përmendu shumë shembuj që nuk janë konform lirisë së shprehjes, me demokracinë, me vlerat. Sërish do të them, mendoj se kishte të drejtë”

Në planin gjeopolitik, Kryeministri Mickoski potencoi rëndësinë e Maqedonisë së Veriut për korridoret energjetike dhe të transportit në Ballkan. Ai u pyet rreth rritjes së ndikimit kinez gjatë ndërtimit të infrastrukturës rajonale.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Keni të drejtë kur përmendni të ashtuquajturën “invazionin ekonomik kinez” në këtë pjesë të Evropës. Ne jemi nën presion të fuqishëm nga ky vend, por vendi im është pjesa e vetme e mozaikut që u mungon. Ne jemi udhëkryqi natyror I dy korridoreve evropiane, 8 dhe 10. Për shkak se ne jemi partner strategjik I SHBA-së, jam I interesuar të ftoj sa më shumë investitorë. Biznesmenët amerikan tashmë janë të pranishëm në vendin dhe mund të jenë konkurencë e fortë e kompanive të mëdha aziatike në rajon”

Kryeministri Mickoski është prononcuar edhe rreth zhvillimeve politike që kanë të bëjnë me aderimin e vendit në BE.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut, gjendet nën presion par ta ndryshuar Kushtetutën.

Ai e ka quajtur këtë si jokorrekte ndaj një vendi të vogël që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.

“Vlerat e BE-së nuk janë bilateralizimi i procesit aderues” – ka theksuar Kryeministri Mickoski.