Ndonëse deklaratat e saj në “Kosova Today” bënë bujë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu duket se nuk po u shmanget dot diskutimeve mbi raportin e saj me Gjestin.
Vetëm pak javë më parë, në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo ishte shprehur se nuk do të flasë më për Gjestin.
“Është hera e parë edhe e fundit që flas në raport me personin në fjalë (Gjestin). Nuk dua aspak më të diskutohet për të në raport me mua.”
Megjithatë, pavarësisht kësaj deklarate të prerë, Xheneta duket se e ka gjetur mënyrën e saj për të qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht në tregun mediatik shqiptar. Pikërisht dje, ajo pati një “përballje” me Gjestin, ish-partnerin e saj me të cilin kishte krijuar një lidhje gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme shqiptare Big Brother VIP Kosova.
Ky rikthim në qendër të vëmendjes ka ngritur pikëpyetje mbi konsistencën e qëndrimeve të Xhenetës, duke e vënë atë mes kritikave për deklaratat kontradiktore.
Nga njëra anë, ajo kishte shprehur vendosmërinë për ta mbyllur këtë kapitull, ndërsa nga ana tjetër, zhvillimet e fundit në lidhje me atë dhe Gjestin ka ringjallur diskutimet mbi marrëdhënien e tyre.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky “ballafaqim” ishte një moment i papritur apo një lëvizje e menduar për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
Çfarë e bëri Xhenetën të ndryshojë mendje dhe të rikthehet në këtë histori? Përgjigjet e saj priten me interes nga publiku dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale./Klankosova.tv.