Nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori.
“Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimi jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve me sistemin që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezultojnë me humbje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit ligjor”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, rreth kësaj nisme, duke u nisur nga rezultatet negative të Maqedonisë së Veriut në Transparency International.
Kocevski në reagimin e tij vlerësoi se Qeveria nuk është e informuar mirë në lidhje me procesin e përzgjedhjes.
Ndryshe, në bazë të ligjit për prokurorinë publike, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e zgjedh dhe shkarkon prokurorin republikan, mandate i të cilit duhet të jetë gjashtë vjet.