Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi, ka demantuar akuzat se kjo e fundit ka detyruar punëtorët të marrin pjesë në tubim partiak. Ajo i ka cilësuar shpifje të ulëta dhe ka njoftuar se është angazhuar për sigurimin e 30 vendimeve të punës për këta të punësuar që janë lënë pas dore. “Në lidhje me shkrimet në facebook dhe disa portale, me përgjegjësi të plotë përgënjeshtroj sepse nuk kam shantazhuar ose detyruar ndonjë punonjës të marrë pjesë në tubime partiake! Dua të nioftoj opinionin e gjërë se zëra të tillë dashakeqeës përhapen çdo herë kur bëhen hapa pozitivë në spital, ushtarët e devotshëm të BDI-së përhapin lajme të rrejshme dhe bëjnë hajkë mediatike”, ka shkruar drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi. Ajo tutje ka njoftuar se kjo akuzë apo shpifje mund të jetë bërë nën prektestin për të hutuar publikun nga punët që po bën. Madje, ka ndarë lajmin e mirë se gati janë edhe 30 vendime për të punësuarit me kontrata në këtë spital. “Me krenari njoftojë se janë veçse gati 30 vendime pune për të punësuarit me kontratë në vepër, të cilët i prisnin këto vendime më se 10 vite, duke u mbajtur peng për vota”, ka përfunduar drejtoresha Izairi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Policia në aksion të madh: Sekuestrohen rreth 27 tonë marihuanë në Shkup dhe Strumicë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë
- Osmani sërish do të kundërshtojë rritjen e çmimit të rrymës
- Qytetari kërkon falje pas kërcënimeve ndaj policisë: Deklarata ishte rezultat i revoltës momentale
- Protiq: Kosova për Krimenë? Kjo do të ndodhë herët a vonë – për Banjskën të gjithë po heshtin
- A e kaloi “Qyteti i Sigurt” testin e parë dhe a do të vlejë më në fund sistemi për të gjithë?
- Gjorgjievski: Kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet!
- Mickovski: Këtë vit nuk do ketë zgjedhje!
- VLEN siguron shumicën në Këshillin Komunal të Sarajit, kalojnë pikat e rendit të ditës
- Gjorgjievski: Shoferët e NTP-së nga xhepat e tyre do t’i paguajnë gjobat e shkeljeve në trafik
- Zeqiri: A i pengojn ministreshës universitetet në gjuhën shqipe apo numri i tyre?