Interi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Zikaltrit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Genoas, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit italian.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
E goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 78-të të takimit kur Lautaro Martinez shënoi pas asistit të Calhanoglut.
Me këtë fitore, Inter shkon në 57 pikë në vendin e parë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Genoa mbetet e 12-ta me 30 pikë të grumbulluara.