Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksion kundër ndërtimeve pa leje në Shuto Orizarë

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksionin e sotëm me qëllim të luftimit të ndërtimeve pa leje hasi në numër të madh të objekteve të cilat nuk posedojnë dokumentacionin e duhur ligjor i nevojshëm për ndërtim të objektit.

Aksioni u realizua në territorin e komunës së Shuto Orizarës.

Përgjatë periudhës së kaluar, një numër i madh i ankesave dhe parashtresave nga qytetarëve dhe banorëve si dhe Prokurorija Themelore Publike u parashtruan deri tek Inspektorati, të cilat i takojnë Komunës së Shuto Orizarës me çka Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm z. Zuhejr Rexhepi parashtroi urdhër për mbikqyrjen inspektuse.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm ka për qëllim të vepron kundër tërbimit të mafisë urbane e cila një periudhë të gjatë mbizotëron në Komunën e Shuto Orizarës, thuhet në njoftimin e Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm.