Inspektorati padit Klinikën e Fëmijëve për gjobat e pa paguara

Inspektorati Shëndetësor ka paditur Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve për gjobat e pa paguara për vdekjen e fëmijëve, të cilët janë shqiptuar pas kontrolleve të jashtëzakonshme. Në periudhën nga tetori i 2024 deri në janar të 2025 Inspektorati ka kryer 8 kontrolle të jashtëzakonshme, ku në disa raste janë nxjerrë vendime me masa veprimi. Në tre inspektime është dhënë vendim për futjen e planit dhe programit të dokumentacionit për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Në katër inspektime Inspektorati ka dorëzuar kërkesë tek Ministria e Shëndetësisë për inspektim të jashtëzakonshëm, ndërsa në dy inspektime ndaj Klinikës dhe personit juridik është nisur procedurë për shkelje dhe urdhërpagesë për kundërvajtje.

“Në rastin e parë, gjoba referohet për shkak të mangësive të rregullave ligjore dhe punës së mjekëve specializantë, me çka është shqiptuar gjobë prej 5.200 euro në kundërvlerë të denarëve, dhe 4.000 euro për Klinikën dhe 1.200 euro për personin përgjegjës. Dhe rasti i dytë për mospranimin e pacientit në spital pas një ekzaminimi urgjent dhe mos lëshimit të një njoftimi me shkrim se pse nuk ishte i mundësuar pranimi. Në të dyja rastet nuk është zbatuar procedura е përmirësimit të lëshimeve dhe ne si Inspektorat Shëndetësor kemi paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për inicimin e procedurës për kundërvajtje”, tha Kiril Llazov, drejtor i Inspektoratit Shëndetësorë.