Inkuadrimi i psikopatëve në politikë?!

Skënder MULLIQI

Politika dhe politikanët mund të analizohen nga këndveshtrime të shumta.Disa mendojnë se ata që merren më politikë, është e nevojshme një dozë qrregullimi psikologjik.Gjathashtu ekziston mendimi se psikiatria dhe psikoanaliza duhet të pëfshihen në vlerësimin e njerëzve të politikës , nga vendimet e të cilëve varen fatet e miliona njerëzve.Sot, ka shumë psikopatë në krye të politikës dhe biznesit në botë.Mendohet se nese dikush ka predispozita psikopatike nuk do të thotë së ai nuk mund të arrijë majat e karrierës së tij.Kjo ndodhë edhe për shkak të inferioriteti të tjerëve për tu marrë më këtë profesion.Prandaj, edhe shumë më lehtë një psikopatë ia del mbanë në jetë dhe politikë se sa njerëzit që nuk janë psikopatë.Analizat e profilit të përsonave bazohen në biografinë e tyre dhe dëklaratat publike të cilat bëhën.Nese një njëri cilësohet si i rrezikshem , vështirë pastaj është për të menduar ndryshe për te.Kemi shëmbuj në botë të politikanve të cilët në bazë të cilësive që i posedojnë edhe marrin thirrjen për të mirë ose për të keq.Sigurisht se një politikan që nuk cilësohet pozitiv nga publiku , krijohet edhe urrejtja ndaj tij.Politikani në kuptimin tamam të fjalës krijon të publiku simpati, prandaj edhe nese ndonjë herë bënë ndonjë gabim i falët.Nese një politikan kalon kufirin më veprimet e tija në dëm të shtetit dhe kombit që përfaqëson, ndaj tij krijohet një antisimpati dhe cilësohet i dëmshem për politikbërje.Ata që kan predispozta psikopatike sipas Frojdit, mund të bejnë edhe veprime të ndryshme amorale .Kjo është edhe arsye pse njerëzit besojnë se dikush mund të këtë tipare të një psikopati.Psikopatet politikë e kan të pa mundur që ndonjë herë apo shpesh të mos ofendojnë njerëzit.Ka të tillë edhe të ne që nuk i intereson fati i shtetit dhe kombit, e kjo e bënë ate tepër të dëmshem të qëndron më tujtje në pushtet.Narcisoidet politikë dëshirojnë të janë në qendër të vëmendjës, të admirohen , e më pastaj dinë të poshtërojnë masen e gjerë.Ka njerëz të politikës që me veprimet e tyre të poshtëra i kalojnë edhe kufijë e shtetit të tyre, bëhën problem global, siq është sot psikopati rus, Vladimir Putin , dhe në Serbi psikopati , Aleksander Vuqiqi.Tashmë këta dhe të tjerë që ekzsitojnë sot në Evropë, janë bërë rrezik më veprimet e tyre psikopatike, për paqën në Evropë dhe më gjerë. Për një njeri që dikur ka kaluar një kufi (tabu), kufijtë nuk do të thonë asgjë, vetëm një lloj “shumëllojshmërie dhe diversiteti”. Psikopatet politikë përdorim edhe frikësimin e votuesve dhe në përgjithësi të masës së gjerë.Ne në Kosovë nuk kemi nevojë të interpretojmë politikën dhe politikanët si psikopatë. Ne i kemi parë dhe po i shohim në veprim. Kështu që prej disa dekadash ka pasur një tendencë serioze që vendi të shndërrohet në një diqka që nuk përkon shumë më realitetin…