Humbi ditën e Shën Valentinit, 20-vjeçarja e gjetur pas 5 ditësh: Ika me dëshirë

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pasi gjeti pas 5 ditësh 20-vjeçaren e humbur ditën e Shën Valentinit.

Sipas policisë, pas largimit nga banesa e saj në Librazhd më datë 14.02.2025, shtetasja Xh. R., 20 vjeçe, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore më datë 19 shkurt 2025.

“Ajo ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj, si dhe se nuk ka asnjë pretendim ndaj asnjë shtetasi për marrje me forcë ose rrethana të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

20-vjeçarja nga fshati Rrajcë i Prrenjasit alarmoi familjen dhe policinë pasi humbi kontaktet me të afërmit Ditën e Shën Valentinit.

“Pas pesë ditësh kërkimesh, të mërkurën policia arriti të lokalizojë dhe të kthejë në familje të renë, e identifikuar si Xh. R. Ajo kishte ndërprerë çdo komunikim me të afërmit pasi ishte larguar nga shtëpia më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga nëna, e cila shprehu shqetësimin, pasi nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës që prej asaj dite