Gripi ka marrë hov, Rexhepi: Nuk është gjendja arlarmante

Numri i pacientëve me grip në këtë sezonë të dimrit vazhdimisht po rritet sidomos me fillilim e gjysëmvjetorit të dytë shkollor. Mjeku Shpejtim Rexhepi për TVM2 thotë që mirë është pacientët të vizitojnë mjekun amë që në paraqitjen e simptomeve të para të gripit në mënyrë që ta tejkalojnë më lehtë sëmundjen.

Sipas tij pacientëve të prekur me grip u japin terapi simptomatike.

“Tash meqenëse filloi procesi arsimor fëmijët dhe nxënësit janë kthyer nëpër shkolla dhe numri i të prekurve me gripin sezonal është rritur. Simptomet e përgjithshme janë rritja e temperaturës, dhimbja e fytit, ethe, kollitje si dhe dhimbje në tërë trupin. Ata që janë me imunitet më të dobët kanë edhe komplikime prej gripit që mund të vijë në paraqitjen e bronhitit, pneumonisë dhe bronho-pneumonisë. Terapia fillon me terapi simptomatike e bëjmë një regjim higjieno-dietik, i rekomandojmë pacientëve që të pushojnë më tepër, të konsumojnë lëngje sa më tepër dhe marrjen e mineraleve dhe vitamineve.” – tha mjeku Shpejtim Rexhepi.

Mjeku Rexhepi poashtu potencon se është shumë e rëndësishme që popullata të vaksinohen më shumë kundër gripit sezonal, pasiqë është e vetmja mënyrë e parandalimit të simptomeve të rënda të gripit.

“Kisha rekomanduar që në vitet e ardhshme të bëhet vaksinimi i popullatës, për arsye se vaksinimi është efikas, është i disponueshëm në shtetin tonë dhe ndihmon shumë në parandalimin e shfaqjes së simptomeve të gripit. Te masa që janë me imunitet më të mirë parandalon diku 60-70 përqind paraqitjen e gripit sezonal si dhe te popullata më e moshuar diku 60 përqind parandalon komplikimet si dhe 80 përqind parandalon vdekjen e tyre.” – deklaroi Rexhepi.

Sipas të dhënave të ISHP-së nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme. Janë regjistruar dy vdekje të lidhura me gripin. Bëhet fjalë për personat e moshës 59 dhe 77 vjeç nga Shkupi dhe Sveti Nikolla.

Numër më të lartë me virus të gripit janë në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Sveti Nikollë dhe Strumicë.