Greqi/ Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini shkaktojnë shqetësim te autoritetet, ngrenë çadrat e para

Santorini është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Aktiviteti sizmik i vërejtur në 24 orët e fundit në Santorini dhe zonën përreth ka shkaktuar shqetësim të madh tek autoritetet dhe shkencëtarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar ishte me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 19 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Ndërsa thellësia e regjistruar ishte 14.1 kilometra. Tërmetet e njëpasnjëshme kanë ngritur alarmin tek autoritetet greke.

Në ambiente të hapura janë ngritur çadrat e para, pasi tërmetet kanë vijuar. Qytetarëve u janë kërkuar të tregohen të kujdesshëm shkencëtarët i frikësohet një tërmeti më magnitudë 6.

Në orën 13:04 ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë, ndërsa në mëngjes i kanë paraprirë dy tërmete të forta 4.5 të shkallës Rihter dhe 4.1 të shkallës Rihter.