Gjyste Vulaj i kishte shitur fustanet Dolce & Gabbana për këtë arsye prekëse

Gjyste Vulaj është një këngëtare e njohur shqiptare, e lindur në Vuksanlekaj të Malit të Zi. Ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën pop dhe popullore shqiptare, duke publikuar disa albume dhe videoklipe të shumta.

Përveç interpretimit, Gjystja shkruan tekste këngësh, merret me dizajn grafik dhe montazh të videoklipeve.

Ajo është e martuar me Sokol Vulaj dhe kanë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë të quajtur Besart, i lindur në shkurt 2013, shkruan “Kosovarja”.

Në vitin 2013, ajo tregoi anën e saj bamirëse duke vendosur të shesë fustanet e saj të markës Dolce & Gabbana, të blera për 5000 dollarë, për të ndihmuar personat në nevojë.

Gjyste Vulaj i kishte shitur fustanet Dolce & Gabbana për këtë arsye prekëse