‘Gjurmët’ e zjarrit vdekjeprurës që la 72 viktima/ Kulla Grenfell në Londër do të shembet

Gjurmët e zjarrit vdekjeprurës të shtatë viteve më parë në Britani janë ende prezente. Flakët përfshin kompleksin 23- katësh të banesave sociale më 14 qershor të 2017 duke lënë më shume se 72 viktima.

Kulla Grenfell në Londër do të shembet bënë me dije familjet e viktimave dhe të të mbijetuarve.

Sipas organizatës, shembja e kullës, do të fillojë pas tetë vjetorit të tragjedisë.

Inxhinierët që këshillojnë qeverinë thanë se integriteti strukturor i ndërtesës do të përkeqësohej me kalimin e kohës dhe ndërtesa ose një pjesë e saj që ishte dëmtuar rëndë do të duhej të prishej me kujdes.

Një hetim publik mbi zjarrin shkatërrues të Grenfell Toëer, raporti përfundimtar i të cilit u publikua vitin e kaluar, tani fajëson qeverinë, industrinë e ndërtimit dhe më e rëndësishmja, kompanitë e përfshira në veshjen e jashtme të ndërtesës me materiale jo rezistente.

Disa të mbijetuar dhe familje kanë thënë se hetimi ka vonuar çdo procedim penal.

Një komitet që shqyrton krijimin e një memoriali të ardhshëm në vendin e tragjedisë tha në një raport të vitit 2023 se, nëse kulla prishet, ajo duhet të bëhet “me kujdes dhe respekt”. Projekti përfundimtar për monumentin pritet në pranverën e vitit 2026 dhe ndërtimi i tij mund të fillojë atë vit.