Ganiu pyet BDI-në: Pse heshtni për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e Qytetit të Shkupit?

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet rrjeteve sociale i është kundërpërgjigjur BDI-së, transmeton TV21. Ganiu pyet BDI-në se pse heshtin për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ganiu ndër të tjera thekson se Qyteti i Shkupit nën udhëheqjen e Arsovskës ka neglizhuar investimet kapitale në Çair.

Statusi i plotë i kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

KUNDËRPËRGJIGJE PËR BDI-në

Faktet flasin vetë! Pyesim BDI-në, pse hesht për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e tyre e Qytetit të Shkupit? Pse nuk ngrisin zërin për mungesën e investimeve kapitale, por përpiqen të shpërqendrojnë opinionin publik me akuza të pabazuara?

Komuna e Çairit, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, realizon shpenzimet buxhetore bazuar në Programet vjetore, të propozuara nga sektorët përkatës dhe të miratuara nga Këshilli Komunal. Për më tepër, raportet vjetore mbi realizimin e këtyre programeve gjithashtu miratohen nga Këshilli, duke garantuar transparencë të plotë mbi mënyrën se si dhe ku shpenzohen fondet publike.

Komuna e Çairit llogaridhënien e saj e jep para qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, këshilltarëve komunalë të zgjedhur nga banorët e Çairit. Prandaj, pyesim përfaqësuesit e BDI-së, të cilët janë partnerë të Danela Arsovskës, pse nuk kërkojnë përgjegjësi nga ajo për diskriminimin e hapur ndaj Çairit?

Qyteti i Shkupit, nën drejtimin e kryetares aktuale, ka neglizhuar plotësisht investimet kapitale në Çair. Deri më tani, i vetmi projekt kapital i realizuar është “Mega Parku” në Fushë Tophanë, për të cilin Qyteti i Shkupit ka ndarë 10,000,000 denarë (rreth 160.000 euro).

Sipas të dhënave zyrtare, Qyteti i Shkupit inkason shumë më tepër se 1.2 milion euro në vit nga banorët e Çairit përmes këtyre taksave dhe të ardhurave:

✅Tatimi mbi pronën (persona fizik dhe juridik)

✅Tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratën

✅Tatimi mbi qarkullimin e pronave të paluajtshme

✅Kamata për mospagimin e tatimit mbi pronën

✅Kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore

✅Të ardhura nga shitja e tokës jondërtimore në pronësi të RMV-së

Për më tepër, nga viti 2019 deri më sot, banorët e Çairit kanë paguar në buxhetin e Qytetit të Shkupit plot 1.100.626.505 denarë (17.896.366 euro), ndërsa investimet kapitale të realizuara janë minimale:

➡️Rekonstruksioni i rrugës Xhon Kenedi – 56,000,000 denarë (realizuar në 2020)

➡️Rekonstruksioni i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare – 26,000,000 denarë (realizuar në 2020)

➡️Mega Parku në Fushë Tophanë – 10,000,000 denarë (realizuar në 2023)

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për transparencë dhe zhvillim, duke punuar për qytetarët, pavarësisht pengesave politike dhe lojërave të koalicionit Arsovska-BDI.

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet rrjeteve sociale i është kundërpërgjigjur BDI-së, transmeton TV21. Ganiu pyet BDI-në se pse heshtin për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ganiu ndër të tjera thekson se Qyteti i Shkupit nën udhëheqjen e Arsovskës ka neglizhuar investimet kapitale në Çair. Statusi i plotë i kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. KUNDËRPËRGJIGJE PËR BDI-në Faktet flasin vetë! Pyesim BDI-në, pse hesht për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e tyre e Qytetit të Shkupit? Pse nuk ngrisin zërin për mungesën e investimeve kapitale, por përpiqen të shpërqendrojnë opinionin publik me akuza të pabazuara? Komuna e Çairit, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, realizon shpenzimet buxhetore bazuar në Programet vjetore, të propozuara nga sektorët përkatës dhe të miratuara nga Këshilli Komunal. Për më tepër, raportet vjetore mbi realizimin e këtyre programeve gjithashtu miratohen nga Këshilli, duke garantuar transparencë të plotë mbi mënyrën se si dhe ku shpenzohen fondet publike. Komuna e Çairit llogaridhënien e saj e jep para qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, këshilltarëve komunalë të zgjedhur nga banorët e Çairit. Prandaj, pyesim përfaqësuesit e BDI-së, të cilët janë partnerë të Danela Arsovskës, pse nuk kërkojnë përgjegjësi nga ajo për diskriminimin e hapur ndaj Çairit? Qyteti i Shkupit, nën drejtimin e kryetares aktuale, ka neglizhuar plotësisht investimet kapitale në Çair. Deri më tani, i vetmi projekt kapital i realizuar është “Mega Parku” në Fushë Tophanë, për të cilin Qyteti i Shkupit ka ndarë 10,000,000 denarë (rreth 160.000 euro). Sipas të dhënave zyrtare, Qyteti i Shkupit inkason shumë më tepër se 1.2 milion euro në vit nga banorët e Çairit përmes këtyre taksave dhe të ardhurave: ✅Tatimi mbi pronën (persona fizik dhe juridik) ✅Tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratën ✅Tatimi mbi qarkullimin e pronave të paluajtshme ✅Kamata për mospagimin e tatimit mbi pronën ✅Kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore ✅Të ardhura nga shitja e tokës jondërtimore në pronësi të RMV-së Për më tepër, nga viti 2019 deri më sot, banorët e Çairit kanë paguar në buxhetin e Qytetit të Shkupit plot 1.100.626.505 denarë (17.896.366 euro), ndërsa investimet kapitale të realizuara janë minimale: ➡️Rekonstruksioni i rrugës Xhon Kenedi – 56,000,000 denarë (realizuar në 2020) ➡️Rekonstruksioni i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare – 26,000,000 denarë (realizuar në 2020) ➡️Mega Parku në Fushë Tophanë – 10,000,000 denarë (realizuar në 2023) Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për transparencë dhe zhvillim, duke punuar për qytetarët, pavarësisht pengesave politike dhe lojërave të koalicionit Arsovska-BDI.