Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes kanë realizuar me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66, transmeton Anadolu.
Siç ka bërë të ditur FSK nëpërmjet një njoftimi, ky bashkëpunim midis dy ushtrive është realizuar me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
“Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, FSK ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj.