Fitorja e CDU/CSU në zgjedhjet gjermane/ Ballkani me “migrantë të dëshiruar” – çfarë pritet të ndodhë me politikat për migrantët!
Kryeministri Mickoski ka uruar fitoren e CDU-së në zgjedhjet në Gjermani.
Mesazhi kryesor i Kryeministrit Mickoski ka qenë se “Evropa kërkon Ndryshime”.
“Ky sukses është konfirmim për besimin që qytetarët gjerman e kanë në lidershipin dhe në parimet e CDU-së, zhvillim, përkushhtim ndaj vlerave të demokracisë evropiane krishtere. Të bashkëpunojmë për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime” – thuhet në urimin e Kryeministrit Mickoski.
Fitoren Fridrih Mercit dhe Aleancës CDU-CSU e ka uruar edhe Arben Taravari.
“Duke përdorur fjalët e tij, kjo ishte një fushatë e mrekullueshme, por sidomos një fitore e mrekullueshme që kthen përgjigje shumë të mëdha për drejtimin që po merr Evropa! Një Evropë Ndryshe! Një Evropë më e Fortë!” – shkruan Taravari në Facebook.
Por, duke marrë parasysh se gati të gjithë partitë kryesore gjermane kishin paralajmëruar ashpërsimin e politikave të migrimit, çështja që shtrohet pas zgjedhjeve në Gjermani është nëse kjo do të reflektohet edhe për migrimet nga Ballkani.
Emigrantët nga Ballkani hyjnë në kategorinë e të ashtuquajtur “migrantë të dëshiruar” kurse të gjithë partitë kishin potencuar se Gjermania dhe tregu I punës kanë nevojë për fuqi të kualifikuar të punëtorëve edhe nga Ballkani Perëndimor.
Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nga rajoni I Ballkanit në Gjermani kishin mbërritur gati 500 mijë migrantë. Në fund të viteve të 90-ta Gjermania ktheu rreth 200.000 në vendet e origjinës.
Se kishin gabuar, e pranuan në vitin 2016, kur thjeshtuan politikën për punëtorët e kualifikuar që I nevojiten ekonomisë gjermane.
Ligji që thjeshtësonte procedurat e mbërritjes në Gjermani të fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor u ripërpunua në vitin 2023, ku tashmë dhjetëra mijëra njerëz me dokumente valide, për çdo vit shkojnë në tokën gjermane për të punuar.
Partnerët e koalicionit qeveritar në Gjermani, tani do të duhet t`i harmonizojnë propozimet kundërshtuese të tyre për të revitalizuar ekonominë gjermane, e cila shënoi rënie në dy vitet e fundit, por edhe për të kufizuar migrimin e parregullt – çështje këto që Merc fuqishëm i çonte përpara gjatë fushatës zgjedhore.