Filipçe: Paratë nga kredia hungareze po shpenzohen për qëllime të tjera

Venko Filipçe, kryetar i LDSM-së, në konferencën e sotme për media deklaroi se ka informacion se Qeveria po përdor paratë nga “krediti hungarez” prej 250 milionë eurosh, që ishte dedikuar për mbështetje të bizneseve përmes bankave komerciale, për qëllime të tjera.

Sipas Filipçes, Banka për Zhvillimit e shtetit, e cila duhet t’u japë këto mjete bankave komerciale vendore, nuk i ka këto para në dispozicion dhe në vend të kësaj po huazohet nga buxheti i shtetit.

„Qeveria duhet të japë shpjegim për këtë. Marrim informacione edhe nga bankat dhe kompanitë. Bankat thonë se nuk pranojnë më aplikime për kredi, sepse kanë marrë informacion se Qeveria nuk do të mund t’i kthejë paratë. Kjo është arsyeja pse po pranojnë një numër të vogël aplikimesh“, tha Filipçe.

Ai shtoi se është ndryshuar ligji për bankat dhe tani Banka e Zhvillimit ka të drejtë të huazohet nga buxheti. Filipçe kërkoi nga Qeveria të tregojë nëse këto informacionet janë të vërteta.