Fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë, mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet

Në vend se në fusha sporti apo park, fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë. Mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet. Banorët kërkojnë nga komuna të pastrohet kjo deponi që vetë e kanë krijuar. Kasami premton zgjidhje.

“Dhjetëra fëmijë të lagjes së bashkëqytetarëve tanë, të quajtur lagja e “Krasniqëve” janë në rrezik nga kjo deponi e cila ndodhet vetëm disa metra pas shtëpive të tyre të banimit. Që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe këta fëmijë shpesh lozin mbi këtë deponi”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Mjekët alarmojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Sipas tyre këta banorë shpesh paraqiten në repartin e sëmundjeve ngjitëse me sëmundje zorrësh apo infeksione të tjera.

“Fëmijët e vegjël që prindërit shpesh s’mund t’i kontrollojnë dhe janë të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme, sidomos të zorrëve, që janë me vjedhje temperatura të larta, barkqitje e të ngjashme. Gjithsesi se mund të ndodh edhe epidemi nëse nuk merren masa për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës”, tha Lidija Trpçeska, infektologe.

Banorët e kësaj lagje pranojnë se ato mbetje i kanë hedh vetë ata, por ankohen se për vite të tëra këto mbetje nuk janë hequr nga aty.
“Ato mbetje po i kemi hedh ne se nuk kemi ku t’i hedhim. E dimë se nuk është mirë por duhet të vijnë t’i marrin se ka shumë papastërti. Dalin fëmijët andej luajnë do marrim infeksion prej saj”, u shpreh një banor.

“Shumë na pengojnë edhe për fëmijët keq është”, tha një tjetër banor.

“Kjo neve na pengon shumë edhe për fëmijët keq është se prekin fëmijët, lozin këtu, do marrin ndonjë sëmundje”, deklaroi Lidija Trpçeska, Infektologe.

Kreu i komunës së Tetovës premton se së shpejti do të hiqet kjo deponi.

“Aty veçmë kemi filluar me projektin për rregullim të shtratit të lumit, por shohim edhe mundësinë që në këtë vend ta rregullojmë komplet këtë që të mos rrezikohet jeta e tyre. Po ashtu përmes njësisë për komunitetet që e kemi në kuadër të komunës, po punojmë bashkë me institucionet qendrore dhe organizatat ndërkombëtare që të bëjmë planifikimin e asaj zone dhe të shohim edhe mundësinë e ndërtimit të ndërtesave për ata banorë aty”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.