Shkruan Erion Veliaj
Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.
Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.
Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.
Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.
A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.
Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VIDEO| Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje
- “U paraqit si mjek dhe ia mori 30 mijë euro” – mashtrohet 83-vjeçarja
- Bahtiri: Unë largohem nga VV-ja nëse bëjnë koalicion me PDK-në
- Mickoski: Prioritet ndërtimi i spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, pastaj edhe qendra të reja klinike në Shkup
- BDI është parti antishqiptare që i shërben interesave serbe
- Ilir Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij
- Hegseth: Sulmet amerikane ndaj Iranit ishin historikisht të suksesshme, iu shkatërruam aftësitë bërthamore
- Aksidentoi tre të miturit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranga shoferit në Tiranë
- Intervistohet Martin Berishaj, Prokuroria Speciale jep detaje
- Mickoski: Së pari ndërtimi i spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, e më pas edhe qendra e re klinike në Shkup