“E Majta”: Qeveria legalizon vjedhjen e qytetarëve nga ana e EVN-së!

Derisa qytetarët mezi mbijetojnë, EVN vazhdon të dërgojë llogari të pasakta dhe të fryra në mënyrë enorme, duke shndërruar furnizimin me rrymë në vjedhje të legalizuar – thonë nga “Levica”.

“Në vend të korigjimit të gabimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve, Qeveria krahas Ministrisë së sajuar për Energjetikë, mbetet e shurdhër duke mbikqyrur se si populli e paguan këtë padrejtësi” – thonë nga “Levica”

Sipas tyre, mos kundërshtimi I kësaj vjedhjeje, I bën partitë në pushtet bashkëpjesëmarrës në këtë process.

“KRRE pranoi se ka gabime masive në llogaritë, por kjo nuk mjafton? Ku është dënimi për EVN-në? Ku është përgjegjësia për popullin e mashtruar? Në vend të mbikqyrjes dhe mbrojtjes efikase, qeveria lejon që kompania e monopolist pa pasoja t`i marrë denarët e fundit nga xhepat e qytetarëve. Është e turpshme që qytetarëve u rekomandohet që vet t`i lexojnë orëmatësit! Kjo konfirmon se sistemi nuk funksionon derisa EVN-së me qëllim I lejohet që të bëjë manipulime” – reagojnë nga “Levica”

“Levica” kërkon masa urgjente;

-Kontroll të rreptë dhe dënime për EVN-në për çdo gabim në llogaritë;

-Kthim automatik të mjeteve të paguara në mënyrë të padrejtë dhe me kamatë;

-Marrjen e licensës së EVN-së nëse vazhdon me vjedhjen sistematike;

-Përgjegjësi politike për institucionet që mbrojnë këtë zhvatje institucionale;

-Menjëherë të vendoset etaloni për orëmatësit e rryës elektrike në Byronë për Metrologji.