Drejtësia përgatit shkarkimin e kryeprokurorit, Mexhiti: Akoma nuk kemi emra konkret

“Nuk bisedojmë për emër, bisedojmë për atë se duhet të jetë profesionist i përkushtuar për t’u kthyer besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në prokurorinë publike”, deklaroi Izet Mexhiti, zv. kryeministër i parë.

Sa i takon prokurorit publik, nga Drejtësia thanë se punohet për shkarkimin e tij. Nëse është gati deri në seancën e radhës të martën, a do të vendoset menjëherë në rend dite?

Nëse procedura është plotësuar, po”, u përgjigj Mexhiti. /Alsat.mk