Hysen Ibrahimi , Recensent i librit
Suedi/Förslöv, 20.02.2025
HEROI I GJALLË AVDYL UKA DËSHMON PËRMES KUJTIMEVE TË TIJ DASHURINË PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE NGA TË PARËT E TYRE
Avdyl Uka me librin e radhës të titullar “Përjetimet e mia”, përfshinë në mbrendinë e tij 60 përjetime gjatë jetës së tij. Ka ngjarje që janë përmendur në librat e tij të më hershëm në pika të shkurta, por tani në këtë libër janë më të detajuar, më të kjarta, po që ka kujtime që asnjëherë nuk janë shkruar. Autori, i ka paraqitur si ngjarje tejet reale të kohës që dëshmojnë një realitet të pakontesueshëm. Pse autori i ka hyrë kësaj pune? Mund të konkludojmë se autori duke qenë një hero i gjallë i çështjes kombëtare, i cili mbrojti pragun e shtëpisë nga krimineli serb më 22 qershor 1991 në Vushtrri, e që pushka e tij mori jehonë të madhe në mbarë trojet etnike shqiptare dhe mërgatë, e që ka pasur raste që kësaj pushke t’i jepet një version pak më ndryshe nga realiteti, autori me të drejtë, duke qenë trim por edhe intelektual i hynë punës së krijimtarisë për të zbardhurë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Me të drejtë autori i hynë punës me këtër vepër për të dëshmuar të vërtetën e shumë ngjarjeve dhe për të demantuar çdo formë tjetër e cila ka mundur të thuhet apo të shkruhet ndryshe nga e vërteta e cila ka qenë. Mendoj se me këtë vepër autori Avdyl Uka, kristalizon ngjarje shumë herë të dhimbshme për kohën, por në të njejtën kohë janë ngjarje krenarie, për vet autorin në radhë të parë, pastaj për Familjen Uka dhe mbarë kombin shqiptar.
Përjetimi i autorit fillon me një përjetim të tij të titulluar “DITA E PARË NË SHKOLLË”, temë kjo e cila qoftë për nga interesimi për lexuesit qoftë për nga përjetimi fëmijëror i autorit, imponohet si një ngjarje tejet reale dhe që dëshmon qartë se Xhaxhai i babait të tij Zeqiri, në një moshë të shtyrë, interesohet për t’a dërguar Avdylin në shkollë në klasën e parë. Kjo ngjarje për autorin Avdyl Uka, me të drejtë ruan kujtimin më të mirë në brendësinë e tij shpirtërore dhe para lexuesit shfaqet si ngjarje që familja Uka ka qenë Familje e cila e ka dashur diturinë dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Ndaj, kjo temë shndërrohet si temë arsimore, për ngritjen e inspirimit çfarëdoqoftë natyre si temë arsimore nga të moshuarit e Familjes Uka, e që mbetet si një nga cilësitë evidente të kësaj teme me karakter patriotik. Axha Zeqir i drejothet babait të Avdyl Ukës Axhës Xhevat, citat:
– “O Xhevat, unë për këtë erdha të bisedoj se kush po e dërgon Avdylin nesër në shkollë. Unë për Avdylin bëj shumë, kam për ta dërguar në shkollë, jo vetëm nesër, por edhe disa ditë deri sa ta mësojë rrugën vetë edhe të lirohet”, fund citati.
Të gjitha këto përjetime të autorit Avdyl Uka, shumica prej tyre për lexuesin janë të panjohura dhe me këtë libër autori sikur dëshmon për ato ndodhi që kanë lënë mbresa të paharruara dhe që kanë rëndësinë e tyre, pse jo edhe rëndësi historike.
Me adirimi autori flet për babgjyshin e tij i cili është pushkatuar nga pushtuesi serbo-çetnik, si pasoj e këtij pushkatimi edhe babai i autorit Xhevat Uka ishte burgosur disa herë nga regjimi. Autori Avdyl Uka në temën “SHAQIR UKA ISHTE ATDHETAR”, ndër të tjera shkruan, citat: “Babai im ka bashkëpunuar me grupet kaçake të asaj kohe. Ka bashkëpunuar, sidomos me atdhetarin e mirënjohur, Nezir Zasellën. Nezir Zasella ka luftuar për t’i mbrojtur trojet tona nga pushtuesi sërb. Ai ka luftuar në të gjitha pjesët e vendit tonë për t’i dalë zot atdheut. Për sa di unë, ai me shokët e tij ka marrë pjesë për çlirimin e Novi Pazarit, Mitrovicës, Vushtrrisë deri në çlirimin e Shkupit”, fund citati.
Në mesin e shumë temave, autori Avdyl Uka, duke qenë tejet i sinqert, ai përmes shkrimeve të tij si kujtime të veçanta, kujton edhe rastin e Isak Ibrahimi (tani Dëshmor i kombit shqiptar, përndryshe edhe vëlli im), kur ai me sakrificën e tij në at kohë, nuk ka kursyer për të ju shërbyer bujkut që ka punuar arën për të siguruar bukën e gojës për familje. Pa derivate të naftës në at kohë ka qenë e vështirë korrja, shirja dhe bartja e bereqetit deeri në hambarin e familjes pa pasur derivate të naftës. Isaku e ka pasur në konsideratë këtë dhe duke qenë punëtor në pompën e benzinës INA, ai ju ka shërbyer familjeve që ka pasur besë të madhe e njëra ndër to ka qenë edhe vet familja e Vdyl Ukës. Tematikisht kjo ngjarje nga autori hyn si ngjarje me rëndësi, pasi që autori ka shkruar një libër duke ua dedikuar dëshmorëve të kombit Abaz dhe Isak Ibrahimi. Si e përshkruan kujtimin autori me dëshmorin Isak Ibrahimi, citat:
“Duke i paramenduar të gjitha këto vlera të atij njeriu e vendosa të shkojë e të bisedoj me te dhe t’ia qaj hallet që i kisha.
-Mirdita zoti Isak.
-Mirdita, ma ktheu.
-Unë pasi të pashë se je ulur erdha të bisedojë me juve, për të më ndihmuar.
-Urdhëroni çka mundem të ju ndihmoj.
-Së pari unë juve ju njoh shumë mirë e di nga cila familje je edhe e di se jeni një njeri besnik edhe nuk do më keqkuptoni.
-Edhe unë juve si familje ju njof, ju Familja Uka jeni familje atdhetare dhe lirisht mund të bisedojmë – ma ktheu Isaku.
-Unë quhem Avdyl Uka jam nga familja Uka të fshatit Zasellë e banojm këtu në Vushtrri.
-I di të gjitha për familjen e juaj edhe i di që ju punoni në kioskun këtu afër. Fol çka ta don zemra edhe atë bisedë që e flasim ne të dy do mbetet vetëm në mes neve. Edhe unë e kam besimin e plot te ju – më tha Isaku i bindur dhe në besimin që kishte.
-Ne e kemi ble një kombajë edhe po më nevojitet më shumë derivate të naftës pra naft për kombajë edhe për traktor.
-A i ke marrë triskat që ke drejtë me marrë naft? – më pyeti Isaku.
-Po i kam marrë, por ato triska nuk na mjaftojnë sepse tani vjen sezona për korrje e fshirje.
-Zotri Avdyl Uka ju vetëm punoni se unë ju siguroj naftën sa të nevojitet.
-Si me ja bërë? – e pyeta.
-Ju me siguri i keni fuqitë (buret) për me marrë naft me shumicë?
-Po unë i kam dy bure të mëdhaja që i zen më tepër se 200 litra naft vetëm njëra.
-Shumë mirë, ju vini me njërën bure në mbrëmje edhe unë ua mbushi plot me naftë. Nëse dikush ankohet sidomos nga pushteti, ti i tregon ato triskat që keni të drejt me marrë naft. Me ato triska keni të drejtë me marrë vetëm një herë.
-Po e di – ia ktheva përgjigjen.
-Po ju me ato triska keni me marrë naft sa herë që dëshironi. Sepse unë ato triska nuk ua marrë edhe vini prap me të njetat triska e merrni naft. Ju vetëm punoni e për naft nuk do hiqni keq asnjëherë. Vetëm ju me pas kujdes mos me ju treguar askujt për këtë mundësi që po ua mundësojë. E di se ju jeni një familje me të vërtet punëtore dhe shumë besnike, për këtë kanë dëshmuar të parët tuaj – ma ktheu Isaku me shumë dashamirësi dhe shumë i vendosur.
-Shumë faleminderit për këtë ndihmë që po na bëni.
-Por harrova me të treguar që kur të vini me marrë naft qëlloja kur jam unë duke punuar – më tha Isaku.
-Po, normal ashtu do veprojmë. Faleminderit shumë për ndihmën! Mirë u pafshim, ditën e mire ia ktheva.
-Ditën e mirë! – më tha Isaku”, fund citati.
Pse autori Avdyl Uka i përkushtohet me kaq devotshmëri ngjarjeve që kanë rëndësi historike? Sepse vet Avdyli është një Hero i gjallë i kombiot shqiptar. Pak më gjerë për auitorin e kësa vepre z. Avdyl Uka:
Në periudhën e regjimit të Serbisë në ish-Jugosllavi, pikërisht në Dardani ka lindur Avdyl Uka më 5 tetor 1958 në fshatin Zasellë të komunës së Mitrovices nga prindërit Babai Xhevat Uka dhe Nëna Grisha Uka. Dardania në at kohë ishte e pushtuar nga regjimi i Serbisë dhe nga torturat, vrasjet, burgosjet detyrimi me dhunë për shpërngulje masive u shndërua një ankth të pafund për popullatën shqiptare. Mijëra njerëz u shndërruan në viktima nga një dhunë e pamëshirshme e regjimit diktarorial të Serbisë. Të gjithë ato familje që patën guximin të mendonin ndryshe, apo ta duan lirinë e tyre për një jetë më të mirë u bën pre e vrasjeve dhe torturave më çnjerëzore të rgjimit serb. E në mesin e këtyre familjeve ishte edhe Familja Uka, ku babëgjyshi i tij Shaqir Uka u denua me pushkatim po nga ky regjim barbarë serb, kurse më vonë nga nipi i tij Avdyl Uka, pikërisht më 22 qershor 1991 në Vushtrri, u dëgjua pushka e lirisë, për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe lirinë e çdo familje shqiptare që guxon të cenohet pragu i shtëpisë, pragu i familjes shqiptare nga regjimi i shkjaut.
Populli shqiptar ishte simbol i dhunës nga barbaria shoveniste serbe, kishte një të ardhme të pasigurt dhe nuhatej lufta në çdo pllëmbë të Dardanisë. Avdyl Uka, u rrit nëpër këto kohëra dhe kujton çdo periudhë të jetës së tij, në fillim si fëmijë duke menduar se është gjithçka në rregull, derisa më vonë e kuptoj se ndodhej nën një regjim të egër të shkjaut. Atëherë, ai e kuptoj për padrejtësinë e rgjimit të serbisë që ushtroi mbi popullatën shqiptare, për pushkatimin e babëgjyshit të tij dhe vrasjen, burgosjen dhe shpërnguljen e mijëra familjeve shqiptarem vetëm e vetëm se ishin shqiptarë, kurse trevat e Dardanisë i popullonin me ardhacak serb të ardhur nga serbia. Avdyl Uka, si autor i shumë veprave, ka arritur ti përjetoj rrugët dhe rrugicat se ku ka lindur dhe rritur, vendet e dashura të Shalës së Bajgorës dhe trimat e këtyre anëve, ti kujton shokët, miqët, familjet dhe çstate e fëmijërisë së parë që i ka bërë të paharruara për tërë jetën. Avdyli kishte gjithçka që mund ta bënte për të afërmit e tij, për shoqërinë e atdheun. Ai kishte një shpirt fisnik, një natyrë tejet burrërore, besnike për drejtësi dhe pikërisht këtor virtyte të larta atdhetare e vuri në shënjestër të sisetmit të regjimit diktatorial të serbisë. Regjimi e kishte halë në sy këtë familje patriotike dhe nuk donin që ta shohin të gjallë me ato virtyte shqiptare që kishin. Avdyli më parë kurrë nuk kishte pasur armë, arma e tij ishte lapsi, dituria dhe përparimi i popullit shqiptar. Më vonë kur e kuptoj se qëllimi i regjimit të shkjaut ka qëllime të errëta për çfarpsjen e popullit shqiptar, Avdyli detyrohet të blej armë për tu vetëmbrojtur. Forca e tij ishte në natyrën e tij prej trimi, fjalë pak e vepra shumë. Ai rezatonte humanzëm, liri që ishin të ndaluara për shqiptarët dhe që nuk duron robërinë e shkjaut për të ju përkulur para qizmës së robërisë serbe. Ky regjim i shkjaut kërkonte me çdo kusht që ti kontrollonte lëvizjet e shqiptarëve, ëndërrat e tyre të kontrollonte çdo gjë që ishte shqiptare. Avdyl Uka dhe familja e tij i përkiste popullit shqiptar në shërbim të lirisë së tij.
Prandaj, imazhet, idetë dhe emocionet e krijuara nga këto kujtime të autorit Uka, janë të reja për lexuesin dhe janë rezultat i aftësisë dhe i atdjhetarizmit të autorit i cili në secilën vepër të tijën e po ashtu edhe në këtë për të cilën po flasim ka arritur ti konkretizoj me përpikmëri.
Krejtë në fund, dua të them se autori ka një vullnet të jashtëzakonshëm për të krijuar edhe më tutje me vepra të reja. Ndaj, i dëshiroi shëndet dhe suksese të reja në krjimitarinë e tij, me vepra të reja.