“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” – Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Banorët vazhduan edhe në mbrëmjen e kaluar (e hënë) të realizonin sfidën apo të zgjidhnin lojën e vërtetë.

Danja në një moment ka pyetur Gjestin për ish-partneren e tij, finalisten e BBVK 3, Xheneta Fetahun.

Ajo i tha se nëse do të hynte Xheneta ‘do ta shkelte me këmbë, siç pretendon ai që ka bërë ajo me të’.

Këngëtari pejan theksoi se nuk do të vepronte njëjtë pasi nuk është person i tillë.

E për këtë pati një reagim edhe nga Xheneta, e cila u shpreh e tronditur nga pyetja e Danjës.

“Wow edhe këta e dëgjova”, ka qenë reagimi që ka bërë me një postim në InstaStory.
Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentes gjë që ka bërë edhe të reagojë.