38.9% e votuesve me të drejtë vote kanë dalë për të votuar deri në orën 17:00, ka thënë DnV në një konferencë për media.
Eugen Cakolli nga kjo organizatë tha se rajoni i Prishtinës, ai me shumicë serbe dhe rajoni i Ferizajt kanë pasë përqindjen më të madhe në raport me rajonet tjera.
“Dalja e votuesve deri në orën 17:00 në nivel vendi është 38.9%. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 1.9 milionë qytetarë. Sa i përket daljes së regjioneve ajo çarë bie në sy janë dy rajone që kanë dalje mbi mesataren në nivel vendi, që është rajoni i Prishtinës me 46% dalje, rajoni i komunave me shumicë serbe, si dhe Ferizaj”.
“Dalje brenda mesatares janë Gjilani dhe Mitrovica e Jugut dhe disa rajone që kanë daljen më të ulët në krahasim me mesataren në nivel vendi janë rajoni i Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës”.