Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, përmes inteligjencës artificiale, ka krijuar një video të Hashim Thaçit e Ismail Qemalit bashkë.
“Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, thuhet në videon e postuar në story.