Dimitrievski: Stema nuk duhet ndryshuar, i përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore

Kreu i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski thotë se stema nuk duhet ndryshuar. Mendimi i tij është se ajo përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore. Megjithëse shton se çdo propozim duhet diskutuar dhe gjendur zgjidhje e përbashkët. Dimitrievski tha se nga partnerët e koalicionit nuk është kontaktuar për idenë e ndryshimit të stemës.

“Qëndrimi im personal është se stema jonë ka vazhdimësi dhe e pasqyron Maqedoninë. E kishim njëherë shansin, e ndryshuam çfarë u desh. Ajo është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë. Nëse hapim temë për ndryshimin e stemës dhe simboleve të tjera shtetërore, hapim një debat që mbase nuk mund ta mbyllim. Kjo stemë pasqyron edhe aspektin historik edhe atë gjeografik”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i ZNAM.