Dasmë luksoze në Itali: Charli XCX dhe George Daniel po përgatiten për ditën e madhe

Këngëtarja Charli XCX dhe bateristi i “The 1975”, George Daniel, po përgatiten për një dasmë unike këtë verë në Itali.

Çifti, i fejuar që nga nëntori 2023, ka zgjedhur një ceremoni jo tradicionale në një vend që ka një domethënie të veçantë për ta.

Sipas burimeve, dasma do të jetë një ngjarje madhështore me të ftuar yje si Matty Healy dhe Troye Sivan, shkruan DailyMail.

“Charli dhe George duan që të gjithë miqtë e tyre të bashkohen në këtë ditë të veçantë”, ka thënë një burim. “Ata kanë gjetur një vend perfekt që përfaqëson stilin e tyre unik”.

Ajo ndau disa fotografi romantike, përfshirë një imazh ku tregon unazën e saj të fejesës.

Ndërkohë, Charli XCX shkëlqeu në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ 2025 me një performancë elektrizuese dhe fitoi dy çmime në kategoritë e muzikës elektronike dhe vallëzimit, megjithëse triumfet e saj nuk u transmetuan në televizion.