Me 13 janar të vitit 2025, pra të këtij viti janë bërë përplot katër vite nga kur semafori prapa meje dhe disa semaforë të tjerë janë vendosur këtu në lagjen Çair, por të njëjtit nuk kanë nuk kanë qenë funksional në asnjë moment. Në ditën kur janë vendosur, nga Qyteti i Shkupit kishin shkruar: Zgjidhet problem shumë vjeçarë i banorëve të Çairit me vendosjen e semaforëve në rrugën “Hristian Todorovski Karposh”. VLEN të theksohet se semaforët janë vendosur pas dhjetra aksidentëve në të cilën kanë humbur jetën qytetarë në këtë rrugë.
Meqë tema e mungesës së sigurisë në komunikacion është një nga temat më pikante aktualisht, Klan Maqedoni realizoi një anketë me kalimtarët e rastit lidhur me mos funksionimin e këtyre semaforëve.
Qytetarët e anketuar:
“Duhet me punu, që katër vjet nuk punojnë hiq. Kjo bash mirë nuk është, po shkelën njerëz, po mbyten njerëz është kot, nuk punon asgjë.”
“I ruajnë, nuk duan që t’i harxhojnë. Çfarë të ju them. Gjithçka është në kaos për momentin. Maqedonia dhe Shkupi është në kaos për momentin. Çfarë do të themi, është e kotë. Gjithçka varet nga dëshira e politikanëve, nëse politikanët do të punonin me pak më shumë vëmendje nuk do të ishte kështu. Nuk mundesh që nga një person të kërkosh përgjegjësi. Ka numër të madhë të ministrave, po aq edhe këshilltarë pas tyre, çfarë bëjnë ata?”
“Ne jetojmë këtu, semaforët skanë qenë funksional asnjëherë.”
A duhet të jenë funksional?
Po, mendoj se duhet sepse është rrugë në të cilën vozitet shpejtë, është e gjatë.
Sa është e rezikshme, sepse po ju shohim me fëmijë?
Sa është e rezikshme! Ja shihni, fëmijët i mbaj për dorë sepse….”
“Çfarë të ju them, para disa vitesh këtu u humb një jetë është e kotë.”
A duhet të jenë funksional?
“Normale, sepse nuk i kanë vendosur që ne të fotografohemi këtu, nuk janë këtu që ne të bëjmë “selfie”. A u ndihmojnë këmbësorëve, jo asgjë.”
Nëse në njërën anë të rrugës kishim semaforë jo funksional dhe vizbardha për këmbësorët, në anën tjetër të rrugës së njëjtë kemi, semafor jo funksional por nuk kemi vija të bardha nëpër të cilët duhet të kalojnë këmbësorët.
Kur jemi tek mungesa e sigurisë në trafik, kujtojmë se dje ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Drejtësisë paralajmëruan disa ndryshime në kodin penal. Theks i veçantë në debatin publik ju vendos mungesës së kulturës në komunikacion. /tvklan.m