Ministria e Brendshme informon opinionin se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese dyshohet se janë vendosur në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të ministrisë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste informon Tetovasot. Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë. Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Janevska prezanton Ligjin e ri për arsim të lartë: Kritere më të rrepta me reformat në arsimin e lartë
- VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetar partie
- Kalimi i paligjshëm i këmbësorëve në Bit Pazar rihap debatin për sigurinë në trafik
- Përplasje VLEN–ZNAM në Qeveri për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Zëvendësministri Hoxha takon kryetarin e Haraçinës, në fokus bujqësia lokale
- Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit prodhon dy ndeshje historike
- Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre të lënduar pas përplasjes me kamionin
- “Foli shqip o taj!”, ambasadori Meidani në mbështetje të studentëve që kërkojnë provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Trajanov kërkon ndalimin e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore
- Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve