Besart Ibraimi nuk ndalet së shënuari gola në futbollin vendor. Me golin e fundit ndaj Sileksit në Tetovë, sulmuesi kuqezi kalon në kreun e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit vendor. Ibraimi në prag të sfidës me Sileksin, mori mirënjohe nga skuadra kuqezi për 150 gola të shënuara në fanellën e skuadrës tetovare, ndërsa me golin e shënuar ndaj Sileksit, tani numëron 10 gola në futbollin vendor, në sezonin aktual. Ibraimi është në vendin e parë, para Ivkoviçit të skuadrës Brera Strumicë më 9 gola, ndërsa një më pak ka regjistruar Kehinde në fanellën e Struga Trim Lum. Në vendin e katërt është Atdhe Mazari me 8 gola, por që do të mbetet në këtë shifër pasi kaloi nga Rabotniçki në radhët e Varazhdinit në Kroaci. Pas tij rreshtohen, Regba i Rabotniçkit me 7 gola, aq sa ka edhe Gjorgjievski i Sileksit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sela: Do ta bllokojmë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sepse përcakton të ardhmen e brezave
- Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry
- Prodhuesit paralajmërojnë shtrenjtimin e vezëve, mishit dhe bukës, inspektorët do kontrollojnë uljet e rreme të çmimeve
- Rikthimi i punës të dielave ndez revoltën e sindikatave: Punëtorët nuk janë makina
- Ziadin Sela: Flasin për Marrëveshjen e Ohrit, por punojnë për ta çmontuar atë!
- Studentët kërkojnë 200 denarë për vakt, ministrja llogarit vetëm 156
- Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë
- Ali Ahmeti niset drejt Zvicrës, ja pse…
- Ademi për Klan Kosova: Albin Kurti i ka përçarë shqiptarët e Maqedonisë, përfaqësuesit e tij janë pa takat para Mickoskit! (VIDEO)
- Universiteti i Tetovës dhe SHFK “Liria” i bashkojnë kapacitetet për avancimin e cilësisë në arsim