Arsenali gabon rëndë në garën për titull, mposhtet nga West Ham

Arsenali ka bërë një hap të madh prapa në luftën për titull të kampionit në Premierligë.

“Topçinjtë” u mposhtën minimalisht 0:1 në shtëpi nga West Ham, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Jarred Bowen shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 44-të.

Gjërat u komplikuan edhe më shumë për Arsenalin kur Lewis-Skelly u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, West Ham shkon në kuot e 30 pikëve në vendin e 16-të.

Në anën tjetër, Arsenali mbetet i dyti me 53 pikë, tetë më pak se lideri, Liverpooli.