Arrestohet personi i cili dyshohet se fotografoi fletëvotimin në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka fotografuar fletëvotimin brenda kabinës së votimit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:35 bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit”, tha Hashani.

Ndryshe, ekipi i TV Dukagjini ka qenë prezent kur edhe është personi i dyshuar ka tentuar të fotografojë votën dhe ankesën e vëzhguesve ndaj zyrtarëve policor.