Arrestohet Erion Veliaj, foto nga arrestimi i forcave të BKH-së

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.

Ndaj Veliajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.

Arrestohet  Erion Veliaj, foto nga arrestimi i forcave të BKH-së