Amber, G-Bani dhe Jozi kthehen në shtëpinë e BBVA

Një televotim qëndronte i hapur që prej së shtunës, deri në orët e vona të kësaj të marte, për të rikthyer në shtëpi tre ish-banorë.

Publiku ka votuar, teksa ka vendosur të rikthejë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Amberin, J-Banin dhe Jozin.

Tashmë ata janë banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke vijuar rrugëtimin që iu ndërpre në mes pak kohë më parë.

Sipas rregullave, vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finale. Nëse Amber ose Jozi mund të fitojnë çmimin e madh, shifra përgjysmohet.

Ndërsa J-Bani është i përjashtuar nga mundësia për të marrë çmimin e madh, kjo pasi ai theu një prej kutive të emergjencës.