Albin Kurti kujton Hashim Thaçin si nënshkrues të deklaratës së pavarësisë

Në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, FSK dhe Policia parakaluan në sheshin “George Bush” në Prishtinë.

Në këtë organizim të rasti pati fjalën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se krijimi i shtetit të Kosovës në historinë moderne të Evropës, është njëra nga historitë më të fuqishme.

Sipas Kurtit krijimi i shtetit të Kosovës në historinë moderne të Evropës, është njëra nga historitë më të fuqishme.

“Është ngritur dhe vazhdon të mirëmbahet Republika e Kosovës, që nga zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 që e nxorën legjistraturën e Kuvendit të Kosovës e cila e shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008 si përfaqësues të popullit dhe deri te zgjedhjet e para të rregullta. Në historinë moderne të Evropës krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit, të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet”, tha Kurti.