Një autobus i kompanisë “Harea” nga Suhareka, u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb të Kroacisë.
Mediat atje raportuan se në mesin e 26 pasagjerëve që ndodheshin brenda autobusit, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta.
Mirëpo këtë gjë e ka mohuar kompania për Klankosova.tv.
“Harea Travel” në një prononcim për Klankosova.tv konfirmoi se njëri prej autobusëve të tyre është aksidentuar, por asnjë pasagjer e as shoferët, nuk kanë pësuar lëndime.