Ahmeti: Si sot 24 vjet më parë, ra heroikisht në Tanushë dëshmori i parë i kauzës sonë të drejtë për liri e barazi, Muzafer Xhaferi
Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka përkujtuar 16 Shkurtin dhe dëshmorin e parë në Tanushë, Muzafer Xhaferi.
“Çdo 16 shkurt, kujtojmë fillimin e veprimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë ditë, 24 vjet më parë, ra heroikisht në Tanushë dëshmori i parë i kauzës sonë të drejtë për liri e barazi, Muzafer Xhaferi.
Muzafer Xhaferi dha jetën e tij për të na mundësuar që të jemi këta që jemi sot: të lirë të flasim shqip në vendin tonë, të lirë ta valojmë flamurin, të udhëheqim vendin drejt përparimit me vlerat tona kombëtare.
Përulem me respektin më të madh ndaj të gjithë atyre bashkëveprimtarëve dhe heronjve që dhanë jetën për këto ideale.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!” – ka shkaruar Ahmeti.