Sot, në mbledhjen me popullin organizuar nga Dega e Prespës, së bashku me qindra qytetarë, diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe gjendjen e tanishme të vendit, e cila është dekadente. U theksuan hapat mbrapa që ka marrë kjo qeveri pa legjitimitet etnik
Kështu ka njoftuar kryetari i BDI-së, Ali Ahneti, ndërsa shtuar se qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për demolimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, minimin kundërkushtetues të shtyllës kryesore të saj – përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, largimin e qindra shqiptarëve nga puna, si dhe privimin e tyre nga mundësia për të qenë drejtues në shumë institucione të ndjeshme.
“Po ashtu, mënjanimi i shqiptarëve dhe komuniteteve jo shumicë nga pozitat udhëheqëse në shumë institucione ishte një tjetër shqetësim i theksuar.
Ne, si Bashkim Demokratik për Integrim, do të reagojmë fuqishëm ndaj çdo përpjekjeje për të minuar të drejtat e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera. Nuk do të lejojmë që tendencat e Qeverisë për të shfuqizuar ligjin për përdorimin zyrtar të shqipes të kalojnë. Do të mbrojmë gjithmonë dinjitetin dhe të drejtat e qytetarëve të këtij vendi!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.