Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar sërish të gjithë votuesit që e kanë mbështetur atë dhe partinë që ai e drejton duke thënë se e sheh me plotë krenari rrugëtimin e LDK-së.“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe”- ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.Rritja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas tij, i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. Mirëpo, këtë arritje ai e konsideron si të pamjaftueshëm për ndryshim.“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”- ka shkruar ai.Ndërsa pas numërimit të votave, Abdixhiku është shprehur së LDK do të del me qëndrimet e veta politike.“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”-njofton Abdixhiku.Lidhja Demokratike, sipas rezultateve të përditësuara të KQZ-së, në ora 11:07, ka 17.57 % apo 113 mijë 693 votues.Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve”
- Disa të mitur sulmojnë një nxënës në Pallaticë të Zhelinës
- Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politike në Hungari
- Mexhiti: Rikonstruktohet plotësisht rruga “Josif Mihajlloviq” me infrastrukturë të re nëntokësore
- Sali: Studentët janë në të drejtën e tyre të protestojnë!
- Mexhiti: Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Josif Mihajlloviq” në Dyqanxhik
- Aksion i madh policor në disa qytete në RMV, bien emra të njohur të botës kriminale
- Sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA
- Debat i hapur publik mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë
- Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht 6 salla operacioni në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”