Abdixhiku: 25 mijë falënderime për pjesëmarrësit, le të ketë dritë në këtë Republikë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka mbledhur 25 mijë qytetarë në tubimin elektoral në Kosovë.

Tubimi masiv u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe ndriçimi i telefonave nga dhjetëra mijëra pjesëmarrës shndërruan tubimin e LDK-së në më madhështorin.

“Le të ketë dritë në këtë Republikë!

LDK është dashni! 💙💜

25 mijë falenderime për pjesëmarrësit!” – ka shkruar Abdixhiku.