Skënder MULLIQI
Këto zgjedhje, pos që dhanë fituesin dhe humbësit, treguan së sa është punuar në partitë kryesore politike në vend gjatë kësj kohe.LVV para katër vitësh fitojë garën e zgjedhjeve nacionale nga opozita në mënyrë plebishitare.Ishte kjo fitorja më e madhe e pas luftës të ndonjë subjekti politik, pas LDK-së se Ibrahim Rugovëës, e cila po ashtu fitoj në atë kohë edhe më shumë vota së LVV.Pas katër vitësh nuk ka pasur shumë logjikë që ky subject politik, që ka qeverisur vendin për katër vite të përserisë fitoren nga e kaluara.Pse?Sepse nuk ishte në pozitë të njejtë.Si parti opozitare më shumë triumfoj së bashku më Listën Guxo, se PDK, LDK ishin sprovuar në pushtet për një kohë të gjatë, dhe gjatë e kishin keqpëdorë pushtetin në shumë forma .Kjo kishte bërë që elektorati në zgjedhjet e pa rregullta të vitit 2021, të voton, kunder klasës së vjetër politike, duke e votuar LVV dhe Listën Guxo, e cila ishte pjese e LDK-së , por që ishte ndarë nga Vjosa Osmani.LVV nuk është zvogluar në këto zgjedhje, por ka fituar aq sa duhet fituar logjikisht, për të formuar pushtetin më ndonjë kolacion të vogël, apo edhe koalicion gjithëpërfshirës nese ekziston vullneti, duke pasur gjithmonë kujdes që mos të humbët elektorati.PDK-ja nuk ka shënuar rritje nese e krahasojmë kohën kur për kryetar të saj kishte Hashim Thaqin.Ne krahasim më zgjedhjet e para katër vitësh natyrisht së ka shënuar rritje .LDK-ja, dikur e të madhit Ibrahim Rugova, nese prap bëjmë krahasime është ngritur pak, por jo ku edhe e ka vendin kjo parti shtetformuese.Pa dyshim së ardhja e Isa Mustafës në krye të saj, ka bërë që LDK të bie në margjina të skenës politike më 12 përqind, që ështe katastrofale.Mustafa kurrë nuk ishte në strukturat e larta të LDK-së duket së mori për mision së bashku PDK-në e Hashim Thaqit të rrënojnë deri në themel subjektin dikur më të madhin të vend.Vet fakti së Mustafa bëri koalicion më PDK- në ,kur ajo ishte mbetur gadi e vetmuar, bëri që LDK-ja të pëson fiasko elektorale.Tjetër.Dihet së LDK +ja për shumë vite akuzojë partitë e dala nga lufta për krim , kurrupcion dhe për vrasjët politike në radhët e tyre.Ishte shumë i befasishem për elektoratin e LDK-së, që të bëheshin koalicione të tilla jo parimore më PDK-në.Duket së lakmia për pushtet dhe për përfitime pësonale e bëri të vetën të krerët e LDK-së, por që kjo i kushtoj më rënje drastike në zgjedhje.Mustafa u tërhoq pasi që arriti të shkallmojë LDK-në, por i cili nuk e la më aq.Ai nga kolumnisti i Kohës Ditore, duke e pru në Riinvest, Lumir Abdigjikun pa asnjë përvojë dhe pa qenë kurrë ne LDK-e, e katapultojë në krye të partisë.Qe mos të fitohen shumica e votave në asnjë komunë nga LDK-ja kjo është për studim.Abdigjiku ishte dashur të tërhiqet nga posti i të parit nese përfillë logjikën e përgjegjsisë dhe moralit politik. Edhe diqka kur jemi këtu lexues të nderuar.Partitë lideriste siq është LDK-ja, pas vdekjës së liderit pësojnë rënje, siq edhe ndodhi .Kështu ka ndodhur edhe më HDZ-në e Tugjmanit pas vdekjës së tij, dhe më SDA-në e Alia Izetbegoviqit.Dhe, shumë vështirë është që subjektet e tilla ta gjejnë ndonje lider të përafër.AAK-ja kryesisht ka mbetur më elektoratin besnik të saj, më ndonjë variacion të vogël, kësaj radhe në koalicion më NISMA-në.Se si do të duket koalicioni qeveritarë mbetet të shihet në ditët në vazhdim se ka shumë mundësi të tilla për koalicione.Ka mundësi gjithashtu të krijohët një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet presidenciale kur edhe Vjosa Osmani e përfundon mandatin si presidente e shtetit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestimi i Veliajt, Rama: Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane, s’kemi çfarë diskutojmë, por duam provat nga drejtësia
- Taravari kërkojë dorëheqjen e Ali Ahmetit, reagon Ademi
- Kurti denoncon te Kallasi shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës nga Serbia
- Policia në Gostivar gjen veturën e vjedhur
- KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
- Në Rogaçevë të Tetovës, arrestohen dy persona nga Bllaca të dyshuar për kontrabandë
- Erion Veliaj tregon si ishte nata e parë në burg
- Qendra Tregtare e Shkupit, pa ujë
- Burim Latifi: Linja e transmisionit me Shqipërinë ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin
- Berisha komenton reagimet e Ramës: Ato grushte i hëngri tavolina, shyqyr që nuk ishte ndonjë ministre kushedi se…