Zjarri në resortin në Turqi – Hetimet tregojnë se u shkaktua nga një zgarë elektrike!

Një zgarë elektrike dyshohet se u bë shkak për rënien e zjarrit në resortin e skive në Turqi.

Sipas hetimeve të autoriteteve, flakët kanë nisur në katin e 4 të godinës 13 katëshe e më pas u përhapën me shpejtësi në të gjithë objektin. Mediat raportojnë se ishte ora 3.30 e së martës ku ra zjarri ndërsa alarmi në hotel nuk u aktivizua.

Në orën 3.53 minuta në të gjithë ndërtesën u ndërpre energjia elektrike. Kush ishte zgjuar u mundua që të shpëtonte duke lëvizur me dritën e celularit.

Nga hetimet ka rezultuar se zjarrfikësit kanë shkuar me vonesë në vendngjarje.

Ndonëse resorti ndodhet vetëm 35 km larg nga qendra e qytetit të Bolu, forcat zjarrfikëse shkuan aty në orën 4.25 nminuta dhe brenda 5 minutave arritën që të shpëtonin mbi 50 persona.

Në orën 5.48 nminuta zjarri përfshiu të gjithë obejktin ndërsa u deshën disa orësh për shuarjen e flakëve. Bilanci përfundimtar i tragjedisë është 78 viktima, 36 prej të cilëve ishin fëmijë.

Pas këtij rasti autoritetet arrestuan 9 persona, mes tyre edhe pronarin e hotelit dhe dhëndrrin e tij.

Kontrolle janë zhvilluar edhe në resorte të tjera në zonë. Në njërin prej tyre, që ka të njëjtën pronar me atë ku ra zjarri janë arrestuar 11 persona pasi nga kontrolli rezultuan disa shkelje.

Resorti i skive që u përfshi nga flakët nisi të funksiononte që në vitin 1978 dhe kishte një kapacitet për të pritur 500 vizitorë.

Në momentin që ra zjarri brenda hotelit kishte mbi 250 persona.