Zejdi e thotë troç: Mijallkovin e liroi qeveria LSDM-BDI bashkë me faktorin ndërkombëtar, që të sigurohet ndryshimi i emrit!
Skender Rexhepi Zejdi tha se, Qeveria BDI-LSDM së bashku me faktorin ndërkombëtar e liruan Sasho Mijallkovin që të sigurohej ndryshimi i emrit, përcjell TV21. Zjedi tha se, pa 8 votat që i siguroi Mijallkov nuk do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të ndryshonte emrin në Maqedoni e Veriut.
“Ajo është politika që ka bërë qeveria e kaluar për të siguruar qeverinë jo vetëm BDI, bashkë me LSDM-në dhe faktorin ndërkombëtar me gjithë korin diplomatik të Maqedonisë së Veriut janë siguruar ato numra që të sigurohet ndryshimi i emrit dhe të arrihet Marrëveshja e Prespës. Pa 8 votat që i ka siguruar personi në fjalë nuk do të kishte mundur të ndodh ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia ta ndërrojë emrin në Maqedoninë e Veriut”, tha Skender Rexhepi në Daily Click.