Vr,itet në Suedi burri që e kishte djegur Kuranin

Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten.

Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT.

Momika kishte djegur kopje të Kuranit në protesta publike më 2023 kundër Islamit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një gjykatë në Stokholm pritej t’i dënonte Momika-n dhe një burrë tjetër të enjten në një gjykim rreth “shkeljeve të agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar”, por tha se njoftimi i vendimit është shtyrë.

I pandehuri tjetër në rastin e njëjtë gjyqësor shkroi një porosi në rrjetin X të enjten: “Unë jam në radhë.”