Vota e diasporës/ KQZ publikon shifrat, 11.973 aplikime në tre ditë, interes më i lartë nga votuesit meshkuj

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit, interesi mbetet i lartë.

Në të dhënat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar 11973 aplikime, ndërsa janë miratuar vetëm 1717 prej tyre, pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi.

Në aplikime dominonin me meshkujt, me 8388, ndërsa nga femrat janë regjistruar 3585 aplikime.

Kryesisht aplikimet në PER janë nga moshat e reja, 25-35 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar shqiptarët për kalimin me sukses, apo refuzimin e aplikimit të tyre.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK