Koalicioni VLEN ka qenë, është dhe do të mbetet në ballë të betejës për të kundërshtuar çdo përpjekje të politikave të errëta dhe manipulimeve kundër interesave të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Deklaratat e Milorad Dodikut në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë një turp i madh dhe përbëjnë provokim ndaj të gjithë qytetarëve të vendit që mbështesin paqen dhe bashkëjetesën.
BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Në pamundësi për t’u reformuar, ajo vazhdon të nënvlerësojë inteligjencën e shqiptarëve.
Ishte pikërisht BDI ajo që dha nënshtetësi politikanit ukrainas të sanksionuar Aleksandar Onishçenko.
BDI është përgjegjëse për përpjekjet e politikanit malazez prorus, Daka Davidoviç, për të krijuar një “pashallëk” me bizneset e tij në Tetovë.
Kjo parti ishte ideatore dhe promotor i projektit famëkeq “Ballkani i Hapur”, një projekt që shërbeu interesave të Vuçiqit dhe Vulinit, duke lënë në margjinat interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
BDI, përmes ministrit Bujar Osmani, solli Sergej Lavrovin në Shkup, duke i bërë jehonë politikave proruse dhe duke poshtëruar rëndë Kosovën me planin e ashtuquajtur 9-pikësh. Këto veprime tradhtare nuk duhet të harrohen nga asnjë shqiptar!
VLEN është shpresa e shqiptarëve!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Filipçe: Mickoski po punon kundër interesave shtetërore
- Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes
- Studentët shqiptarë u bëjnë thirrje politikanëve për mbështetje në protestën e 6 prillit për gjuhën
- Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
- Juristët shqiptarë përballë murit gjuhësorë në Maqedonin e Veriut (Në mbështetje të protestës së studentëve shqiptar)
- Mickoski nga Ilindeni: Qeveria vazhdon me investime në arsim, po ndërtohet një ndërtesë e re shkollore në SHFK “Goce Dellçev”
- Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve
- BDI akuzoi Komunën e Çairit se po merr 2 milionë euro borxh për shlyerje të borxheve
- VLEN: Ofanzivë në terren! Komuna e Çairit me 32 projekte, ndërsa humbësi më i madh i zgjedhjeve shpik trillime!
- Mashtrim kompjuterik ndaj një kompanie nga Vrapçishti – humben mbi 13 mijë euro përmes ndërhyrjes në email