“Foshnja e parë për vitin 2025 është një vajzë e bukur, e quajtur AYA, e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”, duke u bërë simbol i fillimit të mbarë për vitin e ri. AYA është dhurata më e bukur për nënën e saj, zonjën Imran Ismail Etem, e cila gëzon shëndet të mirë pas një lindjeje cezariane të suksesshme.
Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari, zv/ministrin e Shëndetësisë dhe Politikës Sociale, pata kënaqësinë të vizitoj këtë familje dhe të ndaj emocionet e këtij momenti të veçantë. Ishim të mirëpritur ngrohtësisht nga drejtoresha e spitalit, znj. Pranvera Izairi, dhe stafi i përkushtuar i spitalit, të cilët kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi.
Për të shënuar këtë moment të veçantë, Komuna e Çairit i ka dhuruar një vauçer prej 30.000 denarësh familjes, si një shenjë simbolike për mirëqenien e foshnjës dhe një fillim të mbarë për jetën.
Në emër të qytetarëve të Çairit, i uroj një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot bekime, dhe falënderoj ekipin mjekësor për kujdesin e shkëlqyer që treguan!” ka shkruar Ganiu
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ekstremisti serb i barrikadave në veri të Kosovës vritet në Ukrainë
- Sot bëhet varrimi i viktimave të familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në lumin Vardar
- Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi
- Një nga pacientët nga Cetinja është në gjendje shumë kritike
- I merret celulari një personi në Gostivar dhe i kërkohen 3 mijë denarë për tia kthyer si dhe kërcënohet me mjet të mprehtë
- SPAK kërkon rikthimin e Berishës në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin
- Nëna dhe djali sulmohen fizikisht në Vrutok
- Shkilet nga një veturë një këmbësorë në fshatin Zhirovnicë të Mavrovës
- A do të bie Aleksandër Vuçiq? Eksperti i sigurisë tregon skenarët pas protestave masive
- 88 vjeçari nga Tetova largohet nga shtëpia