Nevojitet të angazhohet një punonjës social, në kohën më të afërt, i cili do ta përforcojë ekipin dhe do të kontribuojë për përmirësimin e funksionimit të plotë të spitalit. Këtë e ka konstatuar, ndër të tjera, komisioni për kontroll të brendshëm pranë spitalit të Prilepit për punën e punonjësve shëndetësore në rasti me dy foshnjet – binjake, që ndërruan jetë më 16 janar, njëra në shtëpinë familjare në Sllavej, ndërsa tjerra disa orë më pas në spital. Komisioni ka sjellë disa konkluzione.
“Nga kontrolli i dokumtacionit të grumbulliuar mjekësor, është vërtetuar se nëna e ka ndërprerë trajtimin spitalor me kërkesë të saj, për çka ekziston nënshkrimi i saj në dokumentacionin përkatës. Gjatë qëndrimit në spital, të sapolindurit janë trajtuar konform parimeve mjekëspre të bazuar në dëshmitë dhe në pajtim me internet procedurat e repartit neonatologjik, duke përfshirë edhe çlajmërimin e tyre me kërkesë të prindit, informojnë nga spitali.
Sipas drejtorëve Kire Jonoski, në këtë institucion shëndetësor deri para tre viteve ka pasur punonjës social, ndërsa është parashikuar edhe vend në sistematizim.
Binjakët kanë lindur më 30 dhjetor, para kohe, me peshë nën dy kilogramë. Më 10 janar, nëna me përgjegjësinë e saj nënshkroi një dokument dhe u nis me të porsalindurit në shtëpinë familjare në fshatin Sllavej të Prilepit. Më 16 janar gjendja shëndetësore e të porsalindurve u përkeqësua dhe prindërit thirrën ambulancën. Mjekët e shpallën djalin të vdekur dhe vogëlushja vdiq disa orë më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta ringjallur dhe ngrohur, pasi të dy foshnjat ishin të ngrira.