Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se edhe sot është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e personit të katërt, pas aksidentit të djeshëm në ujërat e Vardarit .
Në njoftimin e lëshuar sipas mediave në Maqedoni të Veriut thuhet se viktima që po kërkohet ishte duke e vozitur veturën e tipit Audi, ku rreth orës 16:00 kishte dalë nga rruga lokale Rashçe-Saraj.
Zyrtarët policorë të njësitit Tigrat kanë nxjerrë mbrëmë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur.