Valdet Xhaferi ka njoftuar se ka kaluar në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”. Xhaferi ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për besimin.
“Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike. Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës”, ka shkruar mes tjerash Xhaferi.